MENU
klinika

Operacion antikorrupsion nga SPAK

Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjes

06.07.2021 - 10:38

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe u arrestua nga policia në kuadër të një operacioni kundër korrupsionit të iniciuar nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK).

Sipas News24, ka pasur dhe zyrtarë të tjerë të arrestuar në këtë operacion ku bëhet e ditur se janë firmosur të paktën 6 urdhër arreste. Mësohet se efektivët e policisë dhe të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer kontrolle në zyrat e Kadastrës dhe të Ndërmarrjes së Pasurive Publike.

PARALAJMËRIMI I KREUT TË SPAK PËR ARRESTIMET

Vetëm një ditë më parë në një konferencë në kuadër të luftës kundër korrupsionit, kreu i SPAK, Arben Kraja paralajmëroi se do të ketë arrestime të zyrtarëve të pushtetit vendor dhe lokal që abuzojnë me fondet publike. Duket se ky ishte një paralajmërim i këtij operacioni të zhvilluar këtë të martë në Lushnje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kremlini sulmon shoqërinë civile dhe median e pavarur

Me lëvizjen e fundit të Putinit, Rusia po shkon drejt ‘errësirës’


Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall