MENU
klinika

"Disa mendojnë sa diametri i një gote rakie! Ca të tjerë e dinë ku fle…"

Artan Fuga zbërthen 4 tipet e diskutimeve në Kuvendin e PD

19.07.2021 - 12:09

Profesori dhe analisti i njohur, Artan Fuga ka ‘zbërthyer’ fjalimet e Kuvendit të Partisë Demokratike, duke nxjerr në pah katër tipat e diskutantëve që folën në podium për zgjedhjet e 25 prillit.

Shkrimin e tij, Fuga e ka quajtur katër përballjet me të vërtetat, teksa ka specifikuar se ka ndjekur me vëmendje punimet e Kuvendit të PD-së nga televizioni.

Për të përkufizuar diskutantët, ai e ka paralelizuar situatën me librin e Shlomo Ibn Gabirol, I titulluar “Përgjedhja e Perlave”,

“Katër përballjet me të vërtetat

Duke ndjekur me shumë vëmendje në tv punimet e kongresit të PD.

Duke dëgjuar me respekt diskutantët dhe raportin më vinte ndërmend një autori i shekullit të 11-të, poet dhe filozof, ka shkruar një libër që në shqip e përkthej si “Përgjedhja e Perlave”, quhet Shlomo Ibn Gabirol, hebre i vjetër.

Aty ai thotë se ka katër mundësi për t’u pozicionuar përballë së vërtetës djegëse:

Janë ata që e njohin ku qendron problemi dhe e dinë që e dinë se ku është problemi. Ca prej tyre e thonë, ca e mendojnë por nuk e thonë, sa thonë të kundërtën e asaj që dinë sepse janë batakçinj ose kopila të mëdhenj. Ose lidera të mëdhenj!
Ca të tjerë e dinë se ku fle ariu, pra e dinë të vërtetën, por nuk e dinë se e dinë. Këta ose janë tipa modestë, të sjellshëm ose nuk kanë guxim t’i pohojnë vetes ato që dinë sepose nuk ua mban, kurrizi, ose sepse kanë aftësi mendore të kufizuara.
Ka të tjerë që nuk e dinë të vërtetën, nuk e njohin problemin, por nuk e dinë që nuk e dinë, dhe për rjedhojë kujtojnë se e dinë. Këta janë mendjefyella ose tipa që kënaqen me ca hamendje që i marrin si të vërteta ose mendojnë sa diametri i një gote rakie, ose aq dinë. Ose janë të sinqertë, por të padobishëm.
Ka të tjerë realistë që nuk e dinë fare ku qendron problemi, ku është e vërteta, por ama e dinë që nuk e dinë dhe janë të qetë, të heshtur, presin një biletë vajtje – ardhje kaq!
E more Shlomoooooo sa i madh je! Kujtojnë këta se je naiv!”, shkruan Fuga.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Në Shqipëri po bëhet kërdia me jetë njerëzish!"

Artan Fuga: Si harxhohen paratë e taksave në kohë Covidi nga Akademia e Shkencave

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës

Artan Fuga: Kombi ynë ka pësuar frakturë brezash

"Mërzia e ditëve në një qytet të idiotëve"

Artan Fuga akuza të forta “poetike” për teatrin