MENU
klinika

Ministria publikon shifrat

Asnjë viktimë nga COVID-19, vetëm 5 raste të reja në 24 orët e fundit

12.07.2021 - 17:20

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e infektimeve të COVID-19 në 24 orët e fundit, ku janë regjistruar vetëm 5 raste të reja.

Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë, ndërkohë që në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2658 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në Tiranë.

Aktualisht janë 89 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,052 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Korrik 2021)

Raste të reja ditore       5

Të shëruar në 24 orë     2

Të shtruar në spitale      7

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2658

Testime totale             837,388

Raste pozitive             132,597

Raste të shëruara        130,052

Raste Aktive                        89

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            35

Elbasan           12

Fier                  11

Korçë             8

Vlorë                7

Shkodër          5

Lezhë                4

Durrës              4

Kukës               2

Gjirokastër        1

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës