MENU
klinika

Vlera e kompensimeve do rigollaritet

ATP indekson pronat që nga data e aplikimit

05.07.2021 - 13:09

Agjencia e Trajtimit të Pronave bën të ditur se çdo vendim kompensimi, përveç rivlerësimit me minimumin e 10% të vlerës reale, edhe do të indeksohet me normën e inflacionit që nga momenti i aplikimit nga pronarët. Detyrimi vjen nga Gjykata e Strasburgut, e cila ka përcaktuar gjithashtu se shuma e kompensimit duhet të jetë së paku sa 10% e vlerës reale të pronave

Çdo vendim kompensimi, përveç rivlerësimit me minimumin e 10% të vlerës reale, edhe do të indeksohet me normën e inflacionit që nga momenti i marrjes së tij. Kjo do të thotë se Vendimet e kompensimit që do të ekzekutohen do të indeksohen me normën e interesit nga momenti i plotësimit të dokumentacionit deri në momentin e ekzekutimit. Një veprim i tillë është diktuar nga Gjykata e Strasburgut, ndërkohë që Agjencia e Trajtimit të Pronave ka nisur tashmë procesin e rillogaritjes së faturës përfundimtare për vendimet e dhëna në kohë.

Paralelisht ATP ka marrë masat edhe për zbatimin e Vendimit tjetër të Strasburgut që detyron qeverinë shqiptare të kompensojë pronarët me të paktën 10% të vlerës aktuale të tokës dhe jo me zërin kadastral që ka pasur në vitin 1945 do të sjellë rillogaritjen e faturës për më shumë se 10 mijë subjekte. Është vetë Agjencia e Trajtimit të Pronës që njofton se brenda afatit 3 mujor të vitit 2021 është bërë përllogaritja e vlerës financiare me shtimin e saj me 10% të vlerës sipas zërit kadastral aktual sipas rekomandimeve të GJEDNJ. Nga këto ndryshime do të preken afërsisht 10,120 subjekte që vlera fillestare e vlerësimit do të rishikohet me qëllim vetëm për të përfituar më tepër.

Fatura financiare që do të përfitojnë më tepër pronarët parashikohet të jetë afërsisht 18.2 Mld lekë, afërisht 180 milionë dollarë, thekson në raport Agjencia e Trajtimit të Pronave. Kjo vlerë e shtuar financiare mbetet dhe mbulohet brenda fondit total prej 50 Mld lekë të parashikuar në ligjin nr. 133/2015.2. Nga ana tjetër, Vendimet e kompensimit që do të ekzekutohen do të indeksohen me normën e interesit nga momenti i plotësimit të dokumentacionit deri në momentin e ekzekutimit.Çdo vendim përfundimtar do të rillogaritet duke i dhënë dhe indeksimin e normës së interesit nga momenti i plotësimit të dokumentacionit sipas formularit deri në momentin e ekzekutimit.

Ndërkaq, Agjencia parashikon Kompensime 100% (cash) për vendime me vlerë financiare deri në 1.500.000 lekë. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, bëhet e mundur që të aplikojnë dhe përfitojnë 10 085 subjekte, të cilët do të kompensohen financiarisht me vlerë financiare të plotë. Me këtë ndryshim do të kompensohen rreth 60 % e vendimeve nga 18 730 që janë gjithsej.

Këto detyrime të ardhura nga Strasburgu pritet të rriten ndjeshëm faturën prej 1 miliardë dollarësh që shtetit shqiptar duhet të paguajë për kompensimin e pronarëve. Ndërkohë që ndryshime të tjera në përllogaritjen e kompensimit të pronarëve pritet të vijnë edhe me Parlamentin e ri pas muajit shtator, duke qenë se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar disa nene të Ligjit të vitit 2015 për trajtimin e pronës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kompensimi dhe trajtimi i pronave

KLSH çon në Prokurori dy ish-drejtues të ATP-së