MENU
klinika

"Betejat do vazhdojnë me çdo mjet"

Basha: Do rikthehemi në Parlament!

17.07.2021 - 12:45

Kreu i Partisë Demokratike, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar, ka theksuar edhe një herë faktin se në shtator opozita do të rikthehet në parlament dhe prej andej do të zhvillojë betejat e saj.

Më tej kryedemokrati ka deklaruar se beteja e tyre do të vazhdojë për të gjithë ata shqiptarë që donin ndryshimin në 25 prill, ndërsa sot e duan akoma më shumë.

Basha: Ne nuk do të rreshtim përpjekjet tona brenda dhe jashtë vendit, derisa ndryshimi të vijë për shumicën e shqiptarëve që e donin këtë ndryshim në 25 prill, dhe e duan edhe më shumë sot, kur oferta e vetme që Rama ka, është më shumë krim, më shumë korrupsion dhe më shumë dështime.

Ne angazhohemi fort për ta kthyer shtetin shqiptar në shtet të shqiptarëve. Për ta kthyer në shtet europian. Shtet i cili mbron lirinë individuale. Garanton paprekshmërinë e jetës. Mbron pronën private dhe publike. Mbron paratë dhe ekonominë e njerëzve. Mbron dinjitetin dhe personalitetin e njeriut.

Ndaj ne do të ndërmarrim, të gjithë bashkë, të gjitha vendimet e nevojshme për ta çuar deri në fund luftën tonë kundër këtij regjimi, përmes përsosjes së mëtejshme të qeverisjes së shtëpisë tonë të përbashkët. Një shtëpi ku secili gjen vendin e vet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bashkëpunim me të gjitha grupet shoqërore që kërkojnë ndryshim"

Basha propozon Platformën Qytetare për Demokracinë

"Kjo tregon çfarë zgjedhjesh ishin, regjimi pengoi ndryshimin"

Nis Kuvendi Kombëtar në PD, Basha: Balla më i votuari?


Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës