MENU
klinika

Batuta mes Ramës e Vuçiç

Presidenti serb: Çfarëdo të thotë Edi, unë e mbështes

29.07.2021 - 11:52

Kryeministri Rama dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë shkëmbyer batuta mes tyre në Forumin Ekonomik Rajonal që po mbahet në Shkup. Vuçiç ka thënë se ai do të mbështesë çfraëdo që i kërkon Rama.

E ky moment është shfrytëzuar për batutë nga Rama, i cili ia ka kthyer se ai “pretendon që t’i kërkojë njohjen e Kosovës”.

Vucic: Çfarëdo të thotë Edi unë do ta mbështes. 100 për qind. Ndaj këtë po e them paraprakisht dhe mos më pyesni pse dhe për çfarë. Unë do ta mbështes, ta dini

Rama: Tani Aleksandër pretendon që unë të them se kërkoj njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta miratojë këtë, edhe pse thotë 100 përqind e mbështes fjalën e Edit. Por nuk jemi këtu për këtë sepse Marko si një njeri që ndërhyn për zgjidhje mosmarrëveshjes, kërkon që unë të flas për BE, por ne jemi këtu për rajonin.