MENU
klinika

Sot, ora 21:00, Allianz Arena

Belgjika me sytë nga De Bruyne, Italia me “trident” në sulm

02.07.2021 - 10:35

Nga Londra në Mynih, me shpresën se mund të vijojë marshimin e pandalshëm. Italia shkon në skenën e “Allianz Arena” për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të “Euro 2020”.

Në rrugën për në “Final Four” të Londrës ekziston pengesa për t’u kapërcyer, Belgjikën, një ekip që fjalë për fjalë dominoi në grupin e saj, para se të sundonte CR7 dhe Portugalinë në 1/8 finale. Për supersfidën e sotme, që starton në orën 21:00, Roberto Mancini duhet të bëjë dy ndryshime në krahasim me formacionin anti Austri.

Në fakt, në “tridentin” sulmues nuk do të jetë Berardi, por Federico Chiesa. Pas golit në kohën shtesë kundër austriakëve, lojtari i Juventusit do të kompletojë treshen sulmuese me Insigne dhe Immobile.

Në mesfushë, trajneri axurr zgjedh përzierjen midis teknikës dhe dinamizmit, me Barella të thirrur për të mbështetur figurën teknike të dyshes Jorginho-Verratti.

Në mbrojtje rimëkëmbet kapiteni Chiellini, gati për të formuar çiftin qendror me Bonucci, për të mbrojtur portën e Donnarumma. Në pjesën e jashtme konfirmohen Di Lorenzo në të djathtë dhe Spinazzola në të majtë.

Roberto Martinez përgjigjet me 3-4-2-1 e tij. Kushtet e De Bruyne dhe Eden Hazard mbeten në pikëpyetje, por ka shpresë mbi të gjitha për yllin e Manchester City. Trajneri spanjoll do të aktivizojë atë dhe Ferreira Carrasco pas Lukaku, me Eden ndoshta në stol.

Në mesfushë janë Tielemans dhe Ëitsel, të kompletuar nga krahët prej Meunier dhe Thorgan Hazard. Në portë është padyshim Courtois, i paraprirë nga mbrojtja prej tre personash, e përbërë nga Alderëeireld, Vermaelen dhe Vertonghen.

Formacionet e mundshme

BELGJIKA (3-4-2-1): Courtois; Alderëeireld, Vermaelen, Vertonghen; Meunier, Witsel, Tielemans, T. Hazard; De Bruyne, Carrasco; Lukaku.

ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kapiteni për Zvicër-Spanjë

Xhaka: Të vazhdojmë të bëjmë historinë


Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon