MENU
klinika

Kthimi në Shqipëri

Besnikëria “schipetara”: Koliqi i shkruante “Duçes”…

10.07.2021 - 17:12

        Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Korrik 2021

“La Stampa” ka botuar, të shtunën e 30 marsit 1940, në ballinë, telegramin e Ernest Koliqit dërguar asokohe Kontit Ciano, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar:

Një telegram për Kontin Ciano nga Ministri Koliqi

Romë, 29 mars.

Ministri i Arsimit Publik shqiptar Koliqi, duke përfunduar udhëtimin e tij në Itali me 250 studentë shqiptarë, i ka dërguar Kontit Ciano telegramin në vijim:

Burimi: La Stampa, e shtunë, 30 mars 1940

“Duke u kthyer në Shqipëri, ne mbajmë një kujtim të përjetshëm të fjalëve tuaja, të cilat janë një ogur i sigurt për të ardhmen e dy vendeve tona. Ju lutemi, Shkëlqesi, t’i transmetoni Duçes përkushtimin tonë të pandryshueshëm dhe besnikërinë “schipetara”, të gjallëruar nga bashkësia e frytshme me Rininë (fashiste) Italiane – Ministri Koliqi.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria në testamentin e Konicës

“Ti Imzot Noli dhe ti Lamja i vogël”

"Titan ishim, titan jemi"

Atdheu i vargjeve të Ali Asllanit


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit