Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar policisë kufitare të Shqipërisë pajisje të cilat do të ndihmojnë në monitorimin dhe parandalimin e trafiqever të ndryshme.
Aparaturat konsistojnë në kamera termike, detektorë metalesh apo dhe GPS për të rritur më shumë sigurinë në kufij.
Në ceremoninë e zhvilluar në pikën kufitare të Kakavijës, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim u shpreh se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Greqisë është i rëndësishëm në luftën kundër trafiqeve të drogës apo të armëve në kufij.
Me pajisjet e reja që erdhën në Shqipëri, Kim thotë se autoritetet shqiptare duhet të tregohen më të zgjuar dhe më të pamëshirshëm në goditjen e këtyre rasteve.
I ftuar në këtë ceremoni ishte dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i cili tha se me mbështetjen e SHBA, Shqipëria ka mundur të eksportojë me siguri.
“Në Kakavijë ka patur investime për rritje të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, me përkrahjen e partnerëve tanë si qeveria e SHBA dhe BE. Shqipëria është një vend shum ëhere më i sigurt se vite më parë, cilësia e shërbimeve në pikat e kalimit kufitar është në nivel shërbimi shumë më të lartë dhe ndaj Shqipëria renditet në vendet me ruajtjen me të lartë të kufijve dhe cilësi shërbimi të lartë. Me SHBA kemi një bashkëpunim të paktën 30 vjeçar dhe një nga fushat kryesore ka qenë edhe siguria.
Bashkëpunim që ka bërë të mundur që Shqipëria të eksportojë siguri edhe në botë por edhe të jetë një vend me siguri të lartë. Kjo kërkon ruajtje të këtij standarti. Falënderoj SHBA për pajisjet e dhuruara Shqipërisë për rritjen e sigurisë nëpërmjet teknologjisë. Pajisje si kamera termike, skaneri etj janë rritje e standartit të ruajtjes së kufijve duke ndikuar në atë standart ku ndodhemi sot. Ky arsenal pajisjesh dhe perosnlei që i përdor, duke kujtuar edhe prezencën e frontex, ka rritur standartin e sigurisë” – tha Çuçi.
Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Sophia Philippidou tha se bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të forcohet dhe më tej.
“Kakavija një pikë e rëndësishme për bashkëpunim tonë me Shqipërinë ndaj krimit të organizuar dhe kontrabandën. Bashkëpunimi ynë me Shqipërinë do të forcohet edhe më tej kur të ngrihet një qendër bahskeuounimi dhe shkëmbim informacioni në kohë reale” – tha Sophia Philippidou