MENU
klinika

Protesta e bluzave të bardha

Brataj i revoltuar: Mjeku s’mund të futet në burg për 50 mijë lekë, as të shihet si kriminel

09.07.2021 - 16:26

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka komentuar protestën e bluzave të bardha, duke u shprehur se nuk mund të trajtohen si kriminelë.

Sipas tij në 99% të rasteve kur burgosen mjekët, dalin të pafajshëm. Ai tha se nuk ka mjekë që presin t’i paguash, pa të dhënë ndihmën e nevojshme.

“Bluzat e bardha kanë qenë problem. Shumë herë institucione politike, apo kushdo qoftë, e zgjidhin duke kapur mjekun e duke e futur në burg, kur në 90% të rasteve kanë dalë të pafajshëm. Për çdo gjë, nuk e ke dokumentuar, vërtetuar. Në çdo fushë ka njerëz që janë tipik ndaj një gjëje, për dy kolegët e arrestuar nuk kam dëgjuar ndonjëherë, ndaj nuk jam dakord me mënyrën si janë trajtuar. Nuk mund të akuzosh një mjek për 50 mijë lekë, ndërkohë që për gjëra më të rënda i lë të lirë. Shqiptarët i kanë sytë dhe i shkojnë gjërat. Nuk mund t’i turremi bluzës së bardhë e ta trajtojmë si kriminelë, kur në duart e tyre jemi. Edhe nëse s’do të ketë urgjenca e pandemi, duhen krijuar kushtet që mjekët shqiptarë, jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe nga ana profesionale, të trajtohen me të gjitha pajisjet e duhura. Nuk mendoj se ka mjek sot që presin t’i paguash, pa të dhënë ndihmën”, u shpreh Brataj në News 24.

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet