Barazohet gjithçka në serinë e finaleve të NBA. Milëaukee Bucks fitoi 109-103 ndaj Phoenix Suns në finalen e katërt play off, duke barazuar 2-2 serinë e ndeshjeve.
Ashtu sikurse bënë Suns në dy takimet e para, edhe Bucks shfrytëzuan në maksimum faktorin fushë në dy takimet e luajtura në shtëpinë e tyre, duke rikthyer ekuilibrin.
David Booker realizoi 42 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, teksa “ngeci” Chris Paul me 10 pikë. Për vendasit shkëlqeu Khris Middleton, që realizoi 40 pikë , mbështetur edhe nga Giannis Antetokounmpo, me 26 pikë e 14 rebound, një dyshe që bëri diferencën në parket. Ndeshja e radhës do të luhet pas 3 ditësh në fushën e Phoenix.
📸 EVERY ANGLE of @Giannis_An34‘s CLUTCH BLOCK! 📸#ThatsGame #NBAFinals
Game 5: Saturday, 9pm/et, ABC pic.twitter.com/PKsPkSYnIs
— NBA (@NBA) July 15, 2021