MENU
klinika

Simptomat e reja

Çfarë ndodh me të vaksinuarit prekur nga Covid!

31.07.2021 - 20:29

Britanikët e vaksinuar kundër Covid 19 po raportojnë simptoma unike, të padëgjuara deri tani.

Shërbimi shëndetësor në vend raporton se nëse keni tështima të vazhdueshme, e ndërkohë jeni vaksinuar, kjo mund të jetë një shenjë se jeni infektuar sërish.

Tre simptomat e tjera që po mbizotërojnë tek personat e imunizuar por që preken sërish nga sëmundja janë dhimbja e fortë e kokës, hundët që rrjedhin dhe fyti i acaruar. Ato konsiderohen për çdo të buta krahasuar me simptomat e forta të virusit fillestar si temperatura e lartë dhe kolla e vazhdueshme ngacmuese.

Ekspertët thonë se në total, ka rreth 20 simptoma të Covid-it, ndaj jo gjithmonë është e lehtë të kuptohet me saktësi se çfarë po kalon personi. Megjithatë, për dyshimet që mund të kenë britanikëve u kërkohet që të këshillohen me mjekët specialist.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se varianti shumë infektues Delta do të bëhet lloji mbizotërues në të gjithë botën, por një studim premtues tregoi se vaksina të caktuara me dy doza vazhdojnë të jenë mbrojtëse nga ky variant…