MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë shenjat e atakut kardiak tek gratë?

30.07.2021 - 12:46

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë shenjat e atakut kardiak tek gratë?

Mjeku:  Gratë mund të kenë shqetësime në gjoks dhe dhimbje në krah
Sipas mjekëve, presioni ose dhimbja në qendër të gjoksit dhe dhimbja në njërin apo të dy krahët, janë një nga shenjat kryesore të sulmit në zemër tek gratë. Kjo mund të zgjasë më shumë se disa minuta ose mund të largohet dhe të kthehet përsëri.

Mund të kenë dhimbje shpine ose stomaku
Dhimbja e shpinës mund të jetë një nga shenjat kryesore të një sulmi në zemër. Kjo dhimbje, mund të përshkruhet si presion në shpinë, që ndjehet si një litar i lidhur dhe i shtrënguar fort rreth saj. Gjithashtu dhimbja e stomakut mund të jetë një tjetër shenjë, të cilën shumë gra e anashkalojnë.

Probleme me frymëmarrjen
Gulçimi mund të shfaqet me ose pa shqetësime në gjoks, mund të jetë gjithashtu një tjetër sinjal. Ju mund të mos jeni në gjendje të mbusheni me frymë dhe të ndiheni sikur të keni vrapuar në një maratonë, por në të vërtetë nuk keni bërë asnjë lëvizje.

Mund të kenë të përziera
Të përzierat, urthi ose dhimbjet e barkut, mund të jenë gjithashtu shenja që lidhen me sulmin në zemër.

Mund të kenë marrje mendsh
Sipas mjekëve, marramendja ose gjendja e të fikëtit, janë shenja të tjera paralajmëruese të një sulmi kardiak tek gratë.

Lodhje ekstreme
Nëse papritmas ndiheni të pafuqishëm, pas një aktiviteti të thjeshtë si për shembull rregullimi i shtratit dhe keni një ndjesi rëndese në gjoks, ky mund të jetë një tjetër sinjal.

Dhimbje në qafë ose nofull
Disa njerëz gjithashtu mund të përjetojnë dhimbje në qafë ose në nofull. Mjekët vërejnë se mund të ndjeni dhimbje në anën e majtë dhe të poshtme të nofullës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim