MENU
klinika

Nuk kursehen më

Deklaratë e fortë dashurie për Mozzik, Loredana ‘çmend’ fansat

06.07.2021 - 16:23

Sa herë flitet për Mozzik dhe Loredanën, njerëzit janë gjithë sy e veshë për të mësuar se çfarë po ndodh me ta. Vetë historia e tyre e dashurisë i ka vendosur në qendër të vëmendjes mediatike dhe për këtë arsye njerëzit janë gjithmonë kurioz për dyshen. Për një kohë të gjatë ata qëndruan të ndarë nga njëri-tjetri, por fatmirësisht para disa muajsh gjetën rrugën e ribashkimit.

Sot ata janë të lumtur bashkë me vogëlushen e tyre Hanën si familje. Megjithatë nuk ndodh shpesh që çifti të bëjnë deklaratë të forta dashurie për njëri-tjetrin, ndaj deklarata e fundit e Loredanës për Mozzik ka “çmendur” të gjithë fansat.

Reperja ka ndarë në Instagram një foto të saj veshur me bikini dhe përkrah saj ka shkruar:

Gruaja e Mozzik”.

Gjithashtu ajo ka etiketuar tek fotoja e saj reperin, ndërsa ky i fundit i ka komentuar: “E imja”.

Këto fjalë dashurie i kemi pritur për një kohë shumë të gjatë, ndaj gjithë fansat janë në qiellin e shtatë nga gëzimi.

Sakaq kujtojmë se para pak ditësh, Loredana dhe Mozzik, publikuan këngën e tyre të parë pas ribashkimit. Kënga me titull “Rosenkrieg” tregon gjithë historinë e tyre pas ndarjes dhe videoklipi i dy artistëve flet shumë.

“Çdo gjë ndodhi sepse ne ishim shumë të dashuruar. Tani të gjithë po jetojnë me luftën tonë të trëndafilave. Shumë ndjenja u kthyen në politikë”, shprehen dyshja në këngën e tyre të përbashkët.