MENU
klinika

Tashmë vepër penale

Dënim me burg për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës

25.07.2021 - 18:15

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjë dhe Hercegovinën, diplomati austriak Valentin Inzko, vendosi që mohimi i gjenocidit së Srebrenicës të konsiderohet si vepër penale.

Sipas urdhrit të diplomatit austriak ligj i ri hyn në fuqi më 31 korrik. Sipas ligjit kush mohon, relativizon, e përkrah miraton publikisht ose përpiqet të justifikojë gjenocidin ose krimet e luftës të kryera gjatë konfliktit në Bosnjë nga viti 1992 deri në 1995 dënohet me burgim deri në pesë vjet.

Ndryshimi i Kodit Penal lidhet me sa duket me mënyrën se si e trajtojnë serbët masakrën e Srebrenicës të vitit 1995. Përfaqësuesit serbë në Bosnjë dhe politikanët në Serbi zakonisht mohojnë që masakra të ishte gjenocid dhe e quajnë atë atë vetëm një “krim të madh”.

Qyteti i vogël i Srebrenicës shërbeu fillimisht si strehë për dhjetëra-mijëra myslimanë të Bosnjës dhe ishte nën mbrojtjen e rreth 300 ushtarëve helemtëblu të armatosur lehtë nga Hollanda. Në korrik 1995 ushtarët serbë e pushtuan Srebrenicën dhe vranë rreth 8,000 djem dhe burra myslimanë. Masakra konsiderohet si krimi më i rëndë i luftës në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Milorad Dodik kërcënon

Milorad Dodik, anëtar serb i presidencës treshe të Bosnjë-Hercegovinës, e dënoi vendimin e Përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare Inzko dhe kërcënoi me “shpërbërjen” e vendit. “Pas këtij hapi, Bosnja nuk mund të funksionojë,” theksoi Dodik. “Unë mendoj se nuk ka asnjë mundësi tjetër për Republikën e Srpska përveç fillimit të një procesi shpërbërjeje.”

Kurse përfaqësuesit e Federatës Myslimane-Kroate e përshëndetën ligjin e ri duke e quajtuar atë si “ligj historik”./ DW