MENU
klinika

Nuk dihen shkaqet

Digjet një apartament në një pallat te Shkëmbi i Kavajës

26.07.2021 - 10:42

Durrës- Një banesë në katin e katërt të një pallati është  djegur gjatë mëngjesit të sotëm.

Mësohet se rreth orës 07:50, në lagjen nr.13, te Shkëmbi i Kavajës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në një banesë në katin e 3-të, të një pallati në të cilën nuk kishte persona brenda. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit