MENU
klinika

"Nder të jem në Shqipëri"

Dua Lipa mbush Instagramin me foto nga Tirana

23.07.2021 - 17:41

Një nder të jem sot në Tiranë”, kështu shkruan këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e cila sot ka qenë e pranishme në kryeqytetin tonë.

Dua, ka postuar disa foto në instagramin e saj ku ndiqet nga miliona persona në mbarë botën, teksa shihet në kopshtin 42, në zonën e ish-bllokut, që është duke u  rindërtuar pas dëmeve nga tërmeti i nëntorit të 2019.

“Një nder të jem sot në Tiranë – Shqipëri për të parë ecurinë e ndërtimeve për “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të qytetit. Pas tërmetit në 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona ‘Lutu për Shqipërinë’, bluzët që i krijova me miqtë e mi, unë dyfishova fondet që bëmë dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë.  Jam mirënjohëse që jam këtu për këtë sot me familjen dhe miqtë e mi. Faleminderit Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për të gjithë ndihmën tuaj gjatë këtij procesi. HAPJA 15 SHTATOR 2021! Faleminderit Shqipëri dhe sunnyhillfoundation”, shkruan Dua në Instagram.