MENU
klinika

Presidenti i FSHF e mbron nga fashistët

Duka mbështet Hysajn: Një këngë nuk të vë në dyshim…

20.07.2021 - 15:36

Reagon edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në lidhje me situatën e paprecedentë të krijuar së fundmi nga tifozët fashistë të Lasios, të cilët kërcënuan kapitenin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, për këngën “Bella Ciao” të kënduar gjatë prezantimit.

Kreu i organit më të lartë të futbollit në vend, i ka shprehur mbështetjen maksimale futbollistit shqiptar, teksa është i bindur se vlerat e Hysajt do të triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike.

POSTIMI I DUKËS

“I dashur Elsi! Ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Fakti që ke kënduar një këngë, as e cënon e as i jep të drejtë askujt që të vër në dyshim personalitetin tënd.

Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik. Vazhdo puno e stërvitu, jep më të mirën tënde siç ke bërë gjithmonë. Ne të gjithë të duam e të mbështesim!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Dy konkurentët nuk arritën të lenë gjurmë!

Botërori i peshëngritjes, Shqipëria del duarbosh

Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën