25.07.2021 - 09:29
Shpresat për një tjetër medalje të Kosovës ishin te Majlinda Kelmendi, fituesja e medaljes së artë në “Rio 2016”, por eliminohet që në raundin e parë të Olimpiadës së Tokyos.
Përballë hungarezes Reka Pup, në kategorinë deri 52 kilogramë, Kelmendi nuk arriti të shprehë potencialin e saj. Rivalja u tregua më e saktë dhe fitoi sfidën në ‘’golden score’’ pasi në kohë të rregullt nuk pati fitues.
Humbja e Kelemendit ka bërë bujë në media pasi vinte si kampione absolute duke u eliminuar që në start. Ndërpritet këtu aventura për xhudisten 30 vjeçare. Kosova fitoi dje medalje ari në xhudo me Distria Krasniqin.