MENU
klinika

Një intervistë me Arbanën

Eduartit i rrëfeu të gjitha për familjen e tyre!

17.07.2021 - 14:00

Pasi i gatoi në darkë ca sushi për të lëpirë gishtat dhe u ulën së bashku për t’i shijuar, Arbana hapi Instagram-in dhe i mundësoi ndjekësve t’i bënin Eduartit pyetjet për të cilat ishin kuriozë.

Pra, ajo i realizoi partnerit një intervistë me pyetjet e përzgjedhura nga ajo, ndërsa Eduarti iu përgjigj një më një pyetjeve të zgjedhura.

Sigurisht, “intervista” filloi me pyetjen “Gjëja e preferuar tek Arbana?”

“S’mjaftojnë këto 15 sekondat e story-t për t’i thënë”- u përgjigj ai.

Pyetja tjetër: “Si është jeta të jetosh me Arbanën?”

“Më e bukur seç duket”- u shpreh Eduarti.

“Çfarë të nervozon tek Arbana?”

“Ka aq shumë gjëra sa prap s’mjaftojnë 15 sekonda.”

“Si e thërret Joni Edin?”

“Edush”

“Kur ziheni, kush e mban më shumë inatin?”

“Unë”- u përgjigj Eduarti.

“Si je ndjerë kur je bërë baba?”

“Çuditshëm”

“Dielli kujt i ka ngjarë më shumë, ty apo Arbanës?”

“Mua, pa diskutim. Është komplet si unë.”

Së fundmi, Eduarti i surprizoi të gjithë teksa këndoi një këngë për herë të parë në publik dhe ja dedikoi Arbanës para miliona ndjekësve. Ai ishte i ftuar në emisionin “Top Arena” dhe në përfundim të tij këndoi këngën “Sytë e tu” të Frederik Ndocit. Para se të këndonte ai ja dedikoi këngën Arbanës, duke u shprehur në mënyrën më të bukur të mundshme.

“Po këndoj një këngë shkodrane që quhet ‘Sytë e tu’ dhe po këndoj këngën ‘Sytë e tu’ duke menduar sytë e dikujt që po shikojnë Diellin tani”, tha Eduarti para se të niste të këndonte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Moderatorja s’i kursen komplimentet për partnerin

Arbana dhe Eduarti shijojnë pushimet në Greqi