MENU
klinika

Një tjetër sukses përtej Adriatikut për këngëtaren shqiptare

Elhaida Dani e ftuar ne skenën e “Musicall” të Triestes në Itali

03.07.2021 - 20:28

Të shtunën e 3 korrikut, në Trieste mbahet “Musicall”, koncerti që mbledh mjuzikolet dhe kolonat zanore më të mira të të gjitha kohërave, e ku në skenë do të ngjiten të famshmit Giò di Tonno, Vittorio Matteucci dhe Graziano Galatone.

Por, së bashku me ta, në skenën magjike do të ngjitet edhe një shqiptare: ajo është Elhaida Dani, këngëtarja që po korr një sukses të pazakontë në Itali, nën interpretimin e jashtëzakonshëm të Esmeraldës në mjuzikolin “Notre Dame De Paris”, e shkruar nga i madhi Riccardo Cocciante. Këngëtarja shqiptare, pasi ka fituar në dy vjet më shumë se 10 konkurse dhe festivale në Shqipëri, Bullgari, Rumani, Maqedoni, dhe Mal të Zi, në 2013 fitoi edicionin e parë të “The voice of Italy”.

Kurse në vitin 2015 përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, ku arriti në finale.

Zëri i saj i fuqishëm, e aftë për një shtrirje të pabesueshme dhe një ngarkesë të mrekullueshme emocionale, e shpie në Paris në 2016 për interpretimin e Esmeraldës në versionin francez të Notre Dame De Paris. Me këtë rol, ajo do të përfaqësohej në shumë vende të botës, e në 2019 u zgjodh edhe për të kënduar versionin italian.

Mbrëmja e 3 korrikut do të bashkojë 4 zëra të mrekullueshëm, të cilët do të shoqërohen nga 26 elemente të orkestrës së madhe simfonike të Italisë nën drejtimin e maestro Diego Basso.

Me veprat e kompozitorëve botërorë

Tedi Papavrami, koncert në Tiranë

Murali sensibilizues në Shkodër

‘Kurora e Gurtë’

U gjet e pajetë në shtëpinë e saj

Arti në zi: Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur

Ekspozitë fotografike

“Përmes lentes të leximit”