MENU
klinika

Infektimet me Covid

Epidemiologu Simaku: 10% e rasteve kanë qenë të vaksinuar, kush ka marrë dy dozat e kalon më lehtë

23.07.2021 - 10:59

Infektimet me Covid në vend e jo vetëm po shfaqen dhe tek personat që janë vaksinuar, me një ose dy doza.

Për këtë fenomen ka dhënë shpjegimin e tij epidemiologu Artan Simaku i cili shprehet se kushdo që ka kryer dy dozat e vaksinës, e kalon më lehtë sëmundjen nëse riinfektohet.

“Rreth 10% e rasteve kanë qenë të vaksinuar dhe fatmirësisht klinika e tyre është shumë e lehtë, nuk ka pasur nevojë për shtrim në spital. Pavarësisht se një person është vaksinuar me të dyja dozat dhe mund të infektohet, e kalon sëmundjen shumë lehtë, nuk ka nevojë për shtrim dhe aq më tepër për terapi intensive. Vaksinimi të mbron dhe nga rastet fatale”, argumenton epidemiologu, Artan Simaku, duke riapeluar vaksinimin.