MENU
klinika

"Duke edukuar Ritën"

Ethe dashurie në kulmin e verës! Premierë!

29.07.2021 - 12:43

        Komedia erotike e pazakontë, vjen në skenën e teatrit veror të Universitetit të Arteve, nga Teatri Shëtitës Çajupi, këto ditë të nxehta fundkorriku

Vepra teatrore e vlerësuar me çmim, nga Willy Russell –  një sukses botëror në teatër, si edhe në adaptimin në kinema, e nominuar për “Oscar”, merr jetë në skenën e Teatrit Shëtitës, në një performancë moderne nga Kiço Londo. Mehmet Xhelili, luan dhe drejton Laura Nezhën, e cila, zgjedh atë si mësuesin që, do ta ndryshojë përgjthmonë jetën e saj…

Një dashuri “e papërshtashme”, me humor dhe kthesa, vjen për të tronditur botën tonë teatrale dhe për të na kujtuar se, nuk është kurrë vonë dhe gjithçka është e mundur, kur ndjekim atë që mbrojnë zemrat dhe ëndrrat tona!

Një punë thellësisht shoqërore dhe politike, që adreson me hollësi tekstet e gabuara dhe shqetësimet për shoqërinë dhe arsimin që karakterizojnë epokën tonë edhe sot: padrejtësia e klasës, pamjaftueshmëria e sistemit arsimor që nuk promovon mendimin e qëndrimin kritik, procesin e brendshëm të domosdoshëm, të vetëpërmirësimit për individin e për rrjedhojë edhe të shoqërisë!

Një histori pasioni mes një parukiereje dhe një pedagogu, që rrok thyerjen shoqërore dhe thyerjen e individit në një sistem. “Të edukosh Ritën”, pjesa e shkruar nga Uilli Rasell, me regji të Kiço Londos dhe interpretimin e Laura Nezhës e Mehmet Xhelilit, është një komedi psikologjike që duke zbërthyer dy personazhet shpërfaq skutat tona më të errëta.

“Ajo që po jetojmë të gjithë në këtë sistem është prishja e lidhjes, humbja e njëri-tjetrit. Lëshimi i dorës. Unë mendoj se struktura shoqërore e sociale në Shqipëri ka një goditje në kolonë. Kjo vepër rezonon shumë mirë me këtë moment. Ajo që e ka bërë strukturën shoqërore në Shqipëri është banaliteti me të cilin trajtohet një nga problemet më të mëdha që ka njerëzimi sot, vendosja e ekuilibrit mes parasë dhe kuptimit të jetës, ndjeshmërisë”, – shprehet regjisori Londo.

Një burrë në moshë dhe në karrierë, i degraduar nga pija dhe boshi, befas një ditë, sheh të vijë para tij, një studente magjepsëse nga bukuria dhe e etur për dije. Tashmë e di se, udha e tij nuk ka për të qenë e lehtë.

“Kjo histori e bukur pasionesh, ëndërrimesh, poetike, lirike, e kësaj pjese e me shumë humor, me shumë dashuri që siç thotë Kiço ka edhe shumë erotikë, pra gjithë këto ndjenja të fuqishme e të furishme, të domosdoshme për kohën që jetojnë, kanë ardhur në kohën e duhur për t’ia komunikuar spektatorit”, – thotë, Xhelili.

Premiera vjen në ambientet e Akademisë, më 30 dhe 31 korrik, në orën 21:00.

Mësimi që rreket të përcjellë është pikërisht, ringritja ose një këndvështrim i thellë, i plotë dhe i qartë brenda vetes e realitetit.  Ndryshimi që të gjithë duam, por jo të gjithë e arrijmë, ndodh para syve të spektatorëve… përmes ndërveprimit të dy personazheve, të cilët, në fund të veprës, nuk do të jenë kurrë më të njëjtët!/Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Profil/ Rrëfimi i luftës me kancerin

“Botës i duhen më shumë femra të liga dhe…”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit