MENU
klinika

Rrëfehet moderatorja

Eva Murati, në një televizion italian?!

25.07.2021 - 11:10

Prezantuesja bukuroshe Eva Murati ka qenë së fundmi e ftuar në ‘Pushime On Top’ ku na ka treguar një projekt të saj të ri televiziv. Ajo ka treguar se do të nisë një emision të ri televiziv në Itali dhe nuk mund të na bënte të ndiheshim më krenarë se kaq.

Gjërat në Itali po shkojnë shumë mirë, nuk duam t’i marr mësysh se besoj pak të këto. Definitivisht gjërat po shkojnë shumë mirë.

Edhe pse nuk dha më shumë detaje se çfarë emisioni do të jetë apo kur do të fillojë, megjithatë ne jemi gjithë sy e veshë për të pritur çdo informacion të ri nga Eva.

Do mendohem mirë, nuk e kam dhënë akoma puthjen e parë”, surprizon Eva Murati: Ja pse dua të intervistoj Mesin dhe jo Ronaldon

Së fundmi, prezantuesja u bë kryefjala e portaleve, pasi si rrallëherë ajo bëri një deklaratë për koleget e saj. E pyetur se çfarë mendimi ka për ato që nuk e pëlqejnë, Eva u shpreh se i sheh si milingona.

Mua thjesht nuk më interesojnë. Unë di të them që do të keni gjithmonë mirë nga unë. Nuk ekzistojnë fare në mendjen time. Janë milingona. Unë përqëndrohem te gjërat e bukura. Nuk kam pse ta mbush shpirtin tin me urrejtje. Nuk i konsideroj fare!

Në lidhje me këtë deklaratë,  e cila bëri shumë bujë në media, prezantuesja tregoi se ato janë vetëm fjalë që qarkullojnë pasi ka shumë marrëdhënie të mira me koleget e saj.

Kam shumë miqësi me moderatoret. Nuk e kam thënë ndonjëherë këtë. Fliten lart e poshtë fjalë pa lidhje, por unë nuk kam armiqësi me asnjërën.