MENU
klinika

Pushteti dhe... masa

“Ferma e kafshëve”, si model ‘bashkohor’! (teatri në skenë)

04.07.2021 - 19:17

       Një nga alegoritë më të mëdha politike të të gjitha kohërave… Është një libër për këdo dhe çdo njeri, me shkëlqimin e tij të pazbehur edhe pas pesëdhjetë vjetësh.” – Ruth Rendell, “Daily Telegraph”

“Alegoria e tij, mbetet satira jonë më e madhe e fytyrës së errët të historisë moderne.” – Malcolm Bradbury, “Mail on Sunday”

 

Aktorët rikthehen në skenë. Teatri Kombëtar çel sezonin artistik – “Ferma e kafshëve”, kryevepra e Oruellit, që ngrihet kundër çdo tiranie, rikthen në skenë aktorët e Teatrit Kombëtar, pas mungesës jo të shkurtër që kushtëzoi pandemia.

Vepra vjen nën regjinë e Driada Dervishit, premierë absolute në datat: 10, 12, 13, 14 dhe 15 korrik, ora 21:00 në amfiteatrin e liqenit artificial në Tiranë.

Në role janë aktorë: Neritan Liçaj, Hervin Çuli, Erjona Kakeli, Florian Agalliu, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi, Dori Caushi, Xhuliano Brisku dhe Urim Aliaj. Vepra është përkthyer nga Sokol Çunga, muzika dhe efektet Bojken Lako e Mia Lako. Skenografia nga Ergys Krisiko, kostumografia Berina Kokona, koreograf Robert Nuha, vocal coach Mia Lako.

Një nga alegoritë politike më të njohura të shekullit të njëzetë, “Ferma e kafshëve” na shpie në botën politike të pasrevolucionit, ku çliruesit bëhen shtypës dhe të shtypurit përfundojnë në makinën grirëse të historisë.

Një tjetër roman i jashtëzakonshëm i profecisë politike, është romani “1984” batuta e të cilit “Big brother is watching you”( Vëllai i madh po të vëzhgon) është kthyer në një përdorim të zakonshëm i gjuhës së përditshme.

Vepra sulmon dhe e shpërfaq lakuriq, sistemin autoritar – komunizmin e kohës, të Leninit e Stalinit. Sado tekst i trishtë, Orwelli bën thirrje për t’i mbrojtur vlerat tona, si dinjitetin e krenarinë, por këto mbrohen kur guxojmë t’i themi gjërat në kohën e duhur e në vendin e duhur, ndaj njerëzve të duhur. Pra, të dimë të protestojmë. Nëpërmjet zgjedhjes, t’i vlerësojmë të duhurit e t’i ndëshkojmë të këqijtë. E me nëpërmes zgjedhjes të arrijmë te zgjidhja.

Xhorxh Oruell lindi në vitin 1903 në Motihari, në Bengal të Indisë. Emri i tij i vërtetë ishte Eric Arthur Blair. I ati, Richard Walmesley Blair, shërbente si civil për qeverinë britanike. Në vitin 1904, Oruelli u transferua bashkë me nënën dhe të motrën në Angli, ku mbeti deri në vitin 1922. Filloi të shkruante në një moshë të re dhe madje, botonte edhe në periodikët e kolegjit, por nuk i pëqente shkolla.

Oruelli shkroi për eksperiencat e tij të papëlqyeshme në shkollën parapërgatitore, në esenë “Such were the Joys” (1968). Ai nuk fitoi ndonjë të drejtë studimi dhe meqë nuk kishte mundësi për të vazhduar shkollën, shkoi në Bruma dhe shërbeu në administratën e Policisë Perandorake Indiane nga viti 1922 deri në vitin 1927, kur ai dha dorëheqjen, pjesërisht për shkak të papajtueshmërisë të tij në rritje për imperializmin britanik, që e shprehu në esetë “Shooting an Elephant” (1950) dhe “A hanging” (1931).

Kur Oruelli u kthye në Evropë, ishte në një gjendje të mjerë ekonomike dhe bëri punë që paguheshin shumë pak, në Francë dhe Angli. Më në fund, në vitin 1928, ai vendosi të bëhej shkrimtar profesionist. Duke filluar nga viti 1930, Oruelli u bë një kontribues i rregullt për “New Adelphi” dhe në vitin 1933, ai e mori emrin Xhorxh Oruell, me të cilin do të bëhej i famshëm. Për romanin e tij të parë, u frymëzua nga përvojat e tij të fundit me varfërinë dhe shkroi “Down and out in Paris and London” (1933). Ndërsa jepte mësim në një shkollë private, ai botoi veprën e tij të dytë të rëndësishme “Burmese Days” (1934). Dy vjet më vonë, ai u martua me Eileen O’Shaugnessy.

Gjatë viteve ’30, Oruelli kishte adaptuar pikëpamjet e një socialisti dhe udhëtoi për në Spanjë, për të raportuar mbi luftën civile. Ai përkrahu militantët e Partisë Marksiste të Punëtorëve të Bashkuar dhe luftoi përkrah tyre. Ishte kjo luftë që e bëri atë ta urrente komunizmin dhe të favorizonte socializmin anglez. Oruelli shkroi një libër mbi Spanjën, “Homage to Catalonia”, që u botua në vitin 1938. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbeu si oficer në Gardën Rezervë dhe gjithashtu punoi si gazetar për BBC, “Observer” dhe “Tribune”, ku ishte redaktor letrar, prej vitit 1943 deri më 1945.

Aty nga fundi i luftës, ai shkroi “Ferma e kafshëve” dhe kur lufta mbaroi, shkoi në Skoci. Ishte “Ferma e kafshëve” që e bëri më në fund, të suksesshëm, Oruellin. Suksesi tjetër mbarëbotëror i tij, ishte “Nineteen Eighty – Four”, për të cilin, Oruelli tha se ishte shkruar “për të ndryshuar mendimin e të tjerëve mbi llojin e shoqërisë për të cilën, ata duhet të luftojnë”.

Fatkeqësisht, Oruelli nuk jetoi aq gjatë për të parë sa i sukesshëm do të bëhej, sepse u shua nga turbekulozi, në Lonër, më 21 janar 1950.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koncert për miqësinë Shqipëri-Greqi

‘3 Musketierët’ ndezin skenën në Athinë


Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!