MENU
klinika

Putin kërcënon armiqtë

Flota Detare Ruse ka çdo gjë për të vënë në shënjestër këdo

25.07.2021 - 22:26

Presidenti rus Vladimir Putin tha ditën e sotme se marina ruse është e aftë dhe e gatshme gjithashtu që të sulmoi në mënyrë vdekjeprurëse armiqtë e saj. The MoscowTimes shkruan se Putin gjatë një parade të anijeve luftarake të mbajtur ditën e sotme në portin e Shën Petersburg-ut

Mburrja e udhëheqësit rus vjen disa ditë pasi zyrtarët ushtarakë njoftuan testet e armëve të reja të përparuara, disa prej të cilave vijnë nga një arsenal që Putini i ka përshkruar si “të pamposhtur”. Putini tha se Rusia kishte siguruar vendin e saj midis fuqive kryesore detare në botë, duke përfshirë edhe zhvillimin e armëve të fundit me precizion hipersonik ende të pakonkurrueshëm në botë.

“Flota Detare Ruse sot ka gjithçka që i nevojitet për të garantuar mbrojtjen e vendit tonë dhe interesave tona kombëtare. Ne mund të zbulojmë armiq nënujorë, sipërfaqësorë ose ajrorë dhe t’i vëmë në shënjestër nëse është e nevojshme,” tha Putini.

Shtetet e Bashkuara, Kina, Franca dhe fuqitë e tjera të mëdha kanë njoftuar planet për të zhvilluar armët e tyre hipersonike dhe pritet që së shpejti të arrijnë hapat e tyre. Me arsenalin e dytë më të madh të armëve bërthamore në botë dhe një depo të madhe raketash balistike, Rusia tashmë ka më shumë kapacitet ushtarak për të parandaluar armiqtë e saj.

"I gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse..."

Netanyahu zbardh kushtet e Izraelit

Ja pse lëvizja e Moskës ka “tërbuar” Uashingtonin

Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane në Niger

Izraeli nuk heq dorë nga pushtimi i Rafahut

Pse sulmet e Tel Avivit mund të shkaktojnë një masakër?