MENU
klinika

Euro 2020

Formacioni më i dobët, është edhe 1 shqiptar

02.07.2021 - 11:45

Një pjesë e futbollistëve shkëlqyen në Evropian, por kishte nga ata që ishin nën mesataren e tyre. Faqja prestigjoze që merret me statistikat “Whoscored”, bëri një vlerësim të deritanishëm të atij që mund të quhet formacioni i lojtarëve që u paraqitën më dobët në Euro 2020.

Hungaria mori dy barazime në grupin e ferrit, me Francën dhe Gjermaninë, por përfaqësohet në formacionin më të dobët me tre futbollistë, dy qendërmbrojtësit Szalai e Orban, si dhe mesfushori Nego.

Gjermania që u eliminua nga Anglia ka dy futbollistë, portierin Neuer dhe sulmuesin Werner. Për habi, mungon Thomas Muller në këtë formacion, që humbi atë rast të artë në ndeshjen e fundit dhe mund të kishte ndryshuar rrjedhën e këtij Evropiani.

Në formacionin më të dobët ndodhet edhe një shqiptar: Ezgjan Alioski i Maqedonisë së Veriut. Por ka edhe emra të tjerë nga të cilët priteshin shumë, si Rebic i Kroacisë dhe turku Yillmaz. Plotësojnë 11-en më të dobët Williams i Uellsit, Krychowiak i Polonisë dhe Berg i Suedisë, të gjithë të eliminuar.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon