MENU
klinika

Roland Qafoku

Frika që po përhap SPAK, më e rëndësishme se arrestimet

19.07.2021 - 13:06

Lajmi më i fundit me humor në Shqipëri është se asnjë anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave nuk firmos tenderin e fasuleve në ushtri. Asnjë anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave nuk firmos tenderin e ushqimeve në burgje. Asnjë anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave nuk firmos tenderin e naftës në polici. Asnjë anëtar i komisioneve shtetërore nuk firmos më. Rreziku është se ushtria, policia dhe burgjet mund të mbeten pa ngrënë dhe pa kryer veprimet më elementare të ditës. Çfarë ka ndodhur? Në një farë mënyre ne e dimë të gjithë. Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK, ka nisur ndaj administratës atë furi që pritej prej kohësh.

Vetëm në një javë u arrestuan 30 zyrtarë dhe shikoni frikën në administratë. Ministra, kryebashkiakë, drejtorë drejtoriem specialist, e deri punonjës të thjeshtë janë strukur këto ditë përvëluese në zyra dhe e vetmja punë që po bëjnë është rregullimi i letrave dhe shkresave që kanë firmosur dikur. Për pushime nuk bëhet fjalë. Kanë fikur telefonat dhe kanë fshirë të gjitha mesazhet dhe tekstet që kanë shkëmbyer në whatsapp. Kanë nisur kërkimet në telefonat personalë për aplikacione të reja që nuk mund të përgjohen për të komunikuar. Thjesht, janë frikësuar deri në palcë.

Por a është kjo ajo që pritej? A janë këta peshqit me “vlerën dhe madhësinë” që donim? Në pamje të parë po. Frika ndaj ligjit ka mbërritur në zyrat e shtetit. Pikërisht atje ku frika nuk njihej fare. Unë kam qenë ndër shpresëmëdhenjtë në këtë drejtim dhe shikoja SPAK si shpresa e fundit e shqiptarëve në një situatë kur shumica e popullit u zhgënjye nga kjo klasë politike dhe po për faj të saj nisën largimet në masë nga vendi. Fjala politikan dhe zyrtar në shtet u konvertua me fjalën hajdut. Sot unë vërtetë jam shumë i kënaqur që Shqipërisë nuk i ka ikur shpresa.

Ai që mendon të kundërtën të shkojë të pyesë si si ndjehen këto ditë ministrat aktualë. Të pyesë një pjesë të tyre. Deri dje ishin ministra fodullë kokë përpjetë që u dukej vetja Zot, ndërsa të tjerët poshtë tyre ishin pa vlerë. Që nuk pyesnin për askënd përveç shefit të madh, ndërkohë që pasuria e tyre shtohej e shtohej falë abuzimeve. Të shkojë të pyesë ata kryebashkiakë me sjellje prej bejlerësh që nuk pyesnin për kërrkënd veçse pse shefat atje lart, ndërsa për pasurinë konkuronin me politikanët e Tiranës. Të shkojë të pyesë ata drejtorë që nuk pyesnin as ministrin e tyre dhe që me demek e kishin mirë me shefin e madh. Por që për nga pasuria ua kalonin edhe minisrave. Të shkojë të pyesë ata specialistë që në fakt ishin specialistë leku e tenderash. Të shkojë të pyesë ata anëtarë komisionesh e tendershash që deri dje krekoseshin se punonin në vend pëllumbash ku prodhohej vetëm lekë. Të shkojë të pyesë ata biznesmenë që bënin lekë me shumë zero falë caktimit pa oferëtues të dytë dhe ishin të paracaktuar si fitues tenderash.

Janë të frikësuar të gjithë deri në palcë. Një pjesë i kanë prangat më afër se kurrë. Madje edhe ata bëjnë deklarat duke i dhënë mend SPAK-ut se kë duhet të godaësë dhe kë duhet të mos godasë. Tashmë në Shqipëri është krijuar një pol që ky takëm njerëzish kurrë nuk e kishin menduar dhe përfillur. Një pol që është pjesë e drejtësisë dhe që ka distancë nga politika që ata e kontrollojnë. Por SPAK nuk kanë shanse. Për ata Zoti ishte paraja dhe shefi i madh. Të tjerët nuk kishin rëndësi. Epo kjo në Shqipëri ka vërtetë fuqinë e një revolucioni. Është fillimi i të dalluarit në një shoqëri të sëmurë të hajdutit me të ndershmit, të abuzuesit me paratë e shtetit me njeriun korrekt. E kam thënë edhe më parë. Këtu i pandershmi vlerësohet me yll me pesë cepa. Këtu hajduti vlerësohet si njeri i zotë. Këtu të fortit i bëhen nderime me tapet të kuq. Këtu politikanët janë biznesmenët më të pasur në vend. Por kjo tashmë ka marrë fund. SPAK po përhap frikën ndaj ligjit, ndaj hajdutërisë dhe ndaj abuzuesëve.

Por përsëri pyetet: A është kjo e mjaftueshme? Sigurisht që jo. Arrestimet e kryebashkiakëve, drejtorëve dhe specialistëve, duhet të shoqërohet padyshim edhe me ministrat dhe ish-ministrat që kanë abuzuar me fondet e shtetit. Çfarë impakti trodnitës pati lajmi që gazetari Arsen Rusta dha i ftuar në emisionin “Dekalog” në RTSH 24 pak ditë më parë kur tha se korriku për SPAK nuk mbyllet pa arrestimin e një ministri. Telefonatat dhe pyetjet ishin pa fund: Kush është ministri që do arrestohet? Si quhet? Është ministër i rëndësishëm apo jo? Është ministër që ka kohë në detyrë apo pak vite? Publikimi i këtij informacioni nga gazetari Rusta kishte me fuqinë e një tërmeti në administratë. Dhe të gjithë pyesnin duke e kthyer veten në lojtar quiz-i: Mos është ky? Por, kjo nuk ka rëndësi fare. Frika ruan vreshtin, thoshin të parët. Por, ama frika edhe mbaron një ditë. Një prokuror më thoshte kohë më parë, se ka nga ata zyrtarë që me koshiencë kanë vjedhur në arkën e shtetit disa milionë Euro, të bindur dhe të ta gatshëm të bëjnë edhe disa vjet burg, por ama kanë në llogarinë e tyre milionat. Prandaj, sekuestrimi dhe hetimi pasuror është shumë herë më i rëndësishëm edhe se vetë prangat. Ishte sa një mijë denoncime statusi i deputetit të Partisë Socialiste Petro Koçit në faqen e tij në facebook lidhur me mënyrën se si bota e krimit në Fier ka shtrirë tentakulat e tij në pushtetin lokal duke vjedhur paratë e shtetit. A ka denoncim të madh, më të bujshëm, më konkret dhe më sqarues i bërë nga një politikan dhe të mëendosh që bashkia e Fierit prej disa mandatesh radhë drejtohet nga Partia Socialiste. Shkruajti Petro Koçi:

“Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publikë. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eleminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit. Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojne fitime kolosale nga taksat tona.

Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”.

Çfarë ndodhi që i ndershmi Koçi shkroi për lidhjet e krimit me pushterarët të cilët përfaqësojnë partinë që Koçi aderon? Sigurisht që kjo deklaratë i ka tronditur të gjithë në mazhorancë dhe në opozitë. Imagjino sikur si ky denoncim publik të bëjnë të gjithë politikanët e të dy krahëve. Sigurisht që politika do ishte më e pastër. Por ama kjo në radhë të parë kërkon që denoncuesi të jetë vetë i pastër dhe sigurisht që kjo rracë është në minorancë.

Po në opozitë? Sigurisht që frika e atyre që kanë abuzuar dikur kur ishin në pushtet është akoma më e madhe në krahasim me ata që janë aktualisht në pushtet. Opozita është moral dhe si e tillë nuk mund të jetë opozuar nëse pjesë e oligarkisë dhe pjesë e lidhjeve të krimit dhe abuzuesëve me fondet e shtetit.

Ishte ndoshta statusi më i bukur kur në vitin 2014 u publikua lajmi sipas të cilit ranë në pranga dy punonjës të thesarit për vjedhjen e 713 milionë lekëve në arkën e bankës së Shqipëris. Një zonjë shkroi në facebook: Prandaj thosha unë pse kanë të tjerët dhe unë nuk kam. Vjedhja dhe abuzimi me paratë e shtetit në Shqipëri është e dukshme mjafton të shikosh se si jetojnë zyrtarët. Rrogën e kanë jo më shumë se 100 mijë lekë të rinj, por kanë vila dhe makina luksoze, pushimet i bëjnë në Ibiza dhe në trup mbajnë rroba firmato nga më të shtrenjtat. Pikërisht për goditur këtë kastë njerëzish SPAK duhet të vazhdojë. Në radhë të parë për të mbjellë frikë ndaj hajdutëve me jaka të bardha. Një frikë që në fakt ka filluar me arrestimet e fundit. Pikërisht frika është më e rëndësishme se edhe vetë prangat në duart e tyre. Në këtë vend ka shpresë.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme