Gazeta e madhe britanike ‘The Economist’ në një artikull të publikuar sot ka shkruar për politikanin malzias, Slaven Radunovic, i cili udhëheq Frontin Demokratik në Parlament.
‘The Economist’ shkruan se si Radunovic kërkon rritjen e politikave pro-serbe në Mal të Zi dhe tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës.
“Slaven Radunovic, kreu i Frontit Demokratik populist në parlament, do një politikë më pro- serbe dhe të anulojë njohjen e Kosovës”, thuhet në përshkrimin e The Economist.
Në këtë shkrim të ‘The Economist’ përmendet edhe fakti që Qeveria aktuale në Mal të Zi nuk është e qëndrueshme si rezultat i përplasjeve të vjetra.
Po ashtu përmendet edhe fakti që ministri i Drejtësisë së Malit të Zi ishte shkarkuar pasi kishte mohuar gjenocidin në Srebrenicë./Express/