MENU
klinika

Pas binjakëve të parë

George dhe Amal Clooney presin sërish binjakë!

30.07.2021 - 11:48

George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, janë një prej çifteve më simpatikë të showbiz-it. Ata duket se janë bërë fiks për njëri-tjetrin dhe shpesh i kanë konsideruar ‘couple goals’.

George dhe Amal janë prindër të dy binjakëve që e kanë bërë më të bukur jetën e çiftit. Mirëpo, akoma më të bukur do ta bëjnë edhe dy binjakët e tjerë që do t’i bashkohen shumë shpejt familjes.

Amal është sërish në pritje të ëmbël siç kanë treguar miq pranë çiftit, që e kanë mësuar të parët lajmin. Madje, thuhet se ajo po pret sërish binjakë dhe çifti është në qiellin e shtatë nga gëzimi.

Por, ende s’kanë marrë vendimin t’i tregojnë publikut këtë lajm të bukur.

“Amal ka kaluar tremujorin e saj të parë dhe tashmë ka filluar të shfaqet në publik, kështu që shumë shpejt do ta dinë të gjithë.”- ka treguar një burim.

Aktori ka treguar në një intervistë se ndihej i paplotësuar deri në momentin që njohu Amal.

Dashuria bëri të vetën, ndaj pa pritur e pa kuptuar, jeta e Amal-it u bë më e rëndësishme se e tija.

“Kisha punë, kisha miq, gjithçka shkonte mirë. Por nuk e kuptoja sa i paplotësuar isha derisa njoha Amalin. Aty gjithçka ndryshoi. Aty kuptova se më kishte munguar diçka e madhe”-u shpreh Clooney.

Gjatë intervistës së tij të fundit, aktori ndau një detaj interesant nga jeta e tyre private, që nuk e kishte treguar më herët.

Clooney tregoi se i është dashur të presë rreth 20 minuta në gjunjë për përgjigjen e partneres, kur i ka propozuar për martesë.

“Ne nuk kemi folur kurrë për martesë kur ishim të lidhur dhe unë i propozova krejt papritur. Ajo u vonua kaq shumë për të më thënë PO. Imagjinoni pak, kam pritur i ulur në gjunjë për 20 minuta. Pastaj m’u desh t’i thoja që po fillonte të më dhimbte mesi. Kur ja thamë këtë prindërve të saj, ata filluan të shqetësoheshin për mua. S’kemi folur kurrë as për fëmijë dhe një ditë të bukur i thamë njëri-tjetrit: “Çfarë po mendon?”

Pastaj shkuam tek doktori dhe morëm lajmin se do të bëheshim me një djalë. Ndërkohë që lumturoheshim për të, dëgjojmë doktorin të na thotë se është dhe një tjetër. Nuk e prisja, menduam se ishte vetëm një. Jam i vjetër. Krejt papritur, ishin dy fëmijë. U shokova aq shumë sa që për 10 minuta kam qëndruar pa folur dhe vetëm shihja atë copë letre dhe mendoja: Çfarë? Dy fëmijë?”- ka treguar aktori.