MENU
klinika

Ja çfarë ka kërkuar SPAK për të dhe 10 të arrestuarit e tjerë

GJKKO tërhiqet për vendim për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe

08.07.2021 - 16:47

Përfundon seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe dhe 10 të arrestuarve të tjerë.

Ata akuzohen për “shpërdorim detyre”, “abuzim me tenderat publikë” dhe korrupsion.

Pas një seanca maratonë të nisur në orën 9:00 të mëngjesit gjyqtarja e Posaçme Danjela Shirka është tërhequr për vendim. Kujtojmë që SPAK ka kërkuar 7 masa arresti me burg dhe 4 arrest shtëpie.

Në masën e sigurisë “Arrest në burg”

Fatos Tushe – kryetari i Bashkisë së Lushnjes
Flamur Peqini – drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike
Ibrahim Lami – administrator i “Loti SHPK”
Bujar Murati – administrator i “Euro alb shpk”
Gazment Çela – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
Bektash Nexha – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
Blerta Turku – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”

Xhemal Hasko – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
Margarita Gjermeni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike
Andri Nusho – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
Ani Simoni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike
LEXO EDHE: Zbardhet dosja e Lushnjes: Fatos Tushe i dha tender 280 milion lekë “Euro alb SHPK”; Biznesmeni ndërhyri në Fakultet që vajza e kryebashiakut të merrte provimin

Gazetarja Keti Banushi ka arritur të sigurojë dosjen e Gjykatës për 11 të arrestuarit.

Në dosje thuhet se Fatos Tushe dhe shtetasi Flamur Peqini me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në bashkëpunim edhe me zyrtarë e persona të tjerë kanë favorizuar kompaninë “Euro Alb shpk” me administrator shtetasin Bujar Murati në prokurimin për rehabilitimin e kanalit ujitës të fshatit Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë, me fond 28.5 milionë lekë.

Hetimi ka evidentuar se edhe pse kjo firmë është shpallur fituese dhe me të është lidhur kontrata më datë 11 nëntor 2020, ndërkohë që përfitimin dhe punimet në fakt i ka kryer biznesmeni Ibrahim Lami i “Loti SHPK”, i cili është lidhje e ngushtë e kryebashkiakut Fatos Tushe dhe Flamur Peqini.

Në dosje sqarohet se hetimi për kryebashkiakun e Lushnjes ka nisur që në datën 22 korrik 2020 pas një referimi të policisë së shtetit.