MENU
klinika

Thirrje partnerëve europianë

Gjukanoviç: BE duhet të fillojë pa vonesë negociatat

04.07.2021 - 11:02

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç së fundmi ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të fillojë procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë.

Gjukanoviç në një prononcim për mediat tha se rruga më e mirë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor është integrimi në Bashkimin Evropian.

Kreu i Malit të Zi mes tjerash u ka bërë thirrje partnerëve evropian që t’i kushtojnë më shumë vëmendje Ballkanit Perëndimor

Unë absolutisht mendoj se udhëheqja e zgjuar në Shkup dhe unë besoj se lidershipi i ri pas konstituimit në Sofje përmes procesit do të vijë për t’iu përgjigjur disa pyetjeve që tani kanë forcuar keqkuptimet, por mendoj se pa pritur për këtë, Bashkimi Evropian duhet të filloni procesin e negociatave pa vonesë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Gjukanoviç