MENU
klinika

Presidenti i Malit të Zi

Gjukanoviç: T’i jepet fund iluzioneve për kufijtë

27.07.2021 - 11:50

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq tha se “Serbia po përpiqet të tregojë jë se Mali i Zi është një shtet serb dhe se përmes politikës së saj shtetërore ajo vë në dyshim pavarësinë e Malit të Zi.

Ai në një intervistë për televizionin sllovak TA3 deklaroi se për këtë arsye është shumë e rëndësishme “t’i jepet fund iluzionit se është e mundur të ndryshohen kufijtë në Ballkanin Perëndimor “.

“Është një përpjekje e përhershme shekullore nga Serbia, e artikuluar nga nacionalizmi i madh serb për të përvetësuar Malin e Zi dhe për ta bërë atë pjesë të identitetit kombëtar dhe kulturor të shtetit serb, për këtë arsye ata ishin kundër pavarësisë së Malit të Zi”,

Ai shtoi se është më lehtë të merresh me nacionalizmin e “Serbisë së Madhe” ndërsa, siç tha ai, ai vjen nga disa qarqe akademike ose të tjera.

Problemi, thotë Gjukanoviq, është kur ai nacionalizëm fiton terren në politikën shtetërore të Serbisë. E tillë është situata, thekson ai.

“Kur Serbia heq dorë nga aspiratat e saj drejt Malit të Zi, unë besoj se ne do të jemi në gjendje të përdorim përvojën e bashkëpunimit midis Republikës Çeke dhe Sllovakisë”, tha kreu i shtetit malazez.

Duke folur në lidhje me marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Serbisë, Gjukanoviç tha se vizioni i tij është që ata të kenë një marrëdhënie si Republika Çeke dhe Sllovakia dhe shtoi se Mali i Zi po përpiqet të ruajë shansin për një marrëdhënie të tillë në të ardhmen.