MENU
klinika

Çështja e Fatmir Mediut

Gjykata e Posaçme cakton datën për shqyrtimin e dosjes

09.07.2021 - 10:21

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën për shqyrtimin e çështjes ndaj Fatmir Mediut. Mësohet se seanca për shqyrtimin e dosjes është vendosur më 27 korrik me gjyqtar Erion Çelën.

Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë për rihapjen e çështjes ndaj ish ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjykata e Lartë vendosi që t’ia rikthejë aktet e kësaj çështje Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ndërkohë që një muaj e gjysmë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i kërkoi gjykatës së lartë të nisë procesin e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes, Mediu në lidhje me shpërthimin e municioneve në fabrikën e demontimit në Gërdec, kërkesë e cila u rrëzua nga GJL. Kujtojmë se në 2009-tën u mbyllën hetimet për mediun per shkak të imunitetit si deputet.