MENU
klinika

Zgjedhjet e 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese kërkoi opinionin e ‘Venecias’ , Komisioni do t’i shqyrtojë me 14 tetor

13.07.2021 - 11:38

Me datën 14 tetor, Komisioni i Venecias pritet që të shqyrtojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Sipas Komisionit të Venecias, çështja do të shqyrtohet, pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese për të adresuar juridiksionin mbi kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor dhe ndërlidhjen e parimeve themelore kushtetuese të periodicitetit të zgjedhjeve lokale dhe pluralizmit politik, për zgjedhjet e vitit 2019.

‘Më 9 korrik 2021, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri kërkoi një opinion për të adresuar në veçanti juridiksionin mbi kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor dhe ndërlidhjen e parimeve themelore kushtetuese të periodicitetit të zgjedhjeve lokale dhe pluralizmit politik, në marrëdhënie me zgjedhjet lokale të vitit 2019. Drafti duhet të paraqitet për miratim nga seanca e 128-të plenare e Komisionit të Venecias. Çështja do të shqyrtohet nga data 14-16 tetor.’- njofton Komisioni i Venecias.

Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë gjykimin për legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të 2019 dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion.

Më 18 korrik 2019, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi në emër të shoqatës së bashkive ankimoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku kërkoi që ky proces zgjedhor të mos njihet.

Ademi paraqiti në Gjykatën Kushtetuese një padi në emër të bashkive të Shqipërisë, e cila sot është ish kryetare pasi pak javë më parë në krye të shoqatës së Bashkive u vendos Pjerin Ndreu.

Dyshohet se bashkëpunonin me grupe të huaja kriminale

Disa të ndaluar nga aksioni antidrogë në Tiranë

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!