MENU
klinika

Ja kur do të jetë

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

12.07.2021 - 20:43

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, më 21 korrik, në orën 14:30.

Po ashtu bëhet e ditur se seanca do të mbahet në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesit të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë. Seanca pritet të jetë konferencë për ecurinë e çështjes së ish-presidentit Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Palët e lartpërmendura kanë të drejtë që deri me 16 korrik t’i dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë apo në të kundërtën argumentimet do t’i japin vetëm në seancë. Ndërsa më 14 korrik, do ketë konferencë nga ora 15:00 për ecurinë e çështjes së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi janë të fundit që u dërguan në Hagë.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin akuzohen për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç’njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.