Përmes një videoje të postuar në Facebook, Kryeministri Rama ka bërë me dije se në fshatin Arapaj të Durrësit po vijon puna intensivisht për të vënë në funksion gjatë kësaj vere rezervuarin që do t’i vijë në ndihmë të gjithë fermerëve.
“MIRËMËNGJES, dhe me punën që vijon për të vënë në funksion gjatë kësaj vere rezervuarin e Arapaj, në ndihmë të fermerëve dhe zhvillimit të ekonomisë bujqësore të zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama, krahas videos së publikuar.
Rezervuari i Arapajt, i cili deri më tani është përfunduar në 80% të punës, do të përmirësojë jo vetëm ujitjen e tokave për fermerët, por do të shërbejë edhe për të mbledhur ujërat e kësaj zone gjatë sezonit të shirave, duke shmangur edhe përmbytjet.