Nuk ka se si Olimpiada t’i shpëtojë politikës. Pasi një sportist algjerian u tërhoq për kauzën e Palestinës pasi shorti e vinte përballë një izraeliti, vjen një tjetër episod, por i kundërt.
Iraniani Saeid Mollaei fitoi medaljen e argjendtë në xhudo në Lojërat Olimpike për Mongolinë. Por këtë medaljen e argjendtë ia kushtoi Izraelit. Irani dhe Izraeli janë armiq që prej vitit 1985.
Mollaei e fitoi medaljen e parë olimpike në xhudo dy vjet pasi e braktisi atdheun e vet, Iranin. Ai u largua pasi trajneri i ekipit kombëtar iranian e kishte urdhëruar të humbte në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror 2019, në mënyrë që të mos përballej me xhudistin izraelit Sagi Muki.
Iranian-born judoka Saeid Mollaei thanked #Israel after winning his silver medal.
“Thank you to Israel for all the good energy – this medal is dedicated to you as well and I hope Israelis is happy with this victory, todah,” he said.#Olympics https://t.co/fG95w2HLv2
— The Jerusalem Post (@Jerusalem_Post) July 27, 2021
Pasi fitoi medaljen e argjendtë në Tokyo, Mollaei tha: “Faleminderit Izraelit për energjinë e mirë. Këtë medalje ia kushtoj edhe Izraelit. Shpresoj se Izraeli është i lumtur me këtë fitore”.