MENU
klinika

Shifrat

Italia dhe Spanja, performuesit më të mirë në Eurozonë

31.07.2021 - 12:55

Italia dhe Spanja kanë ndihmuar  Eurozonën të dalë nga recesioni pas një rritjeje ekonomike që kanë shënuar së fundmi këto dy vende. Sipas të dhënave zyrtare të dyja ato kanë shënuar një rritje ekonomike prej 2%. Shifrat nga agjencia statistikore e BE -së, Eurostat , treguan se Eurozona po  njeh  një rritje ekonomike me një normë vjetore prej 13.7% në periudhën Prill-Qershor, një përmirësim i dukshëm ky krahasuar me rënien ekonomike që shkaktuan masat kufizuese të pandemisë COVID-19 përgjatë vitit të kaluar.

Gjermania sipas parashikimeve pritej të kishte një rritje me 2% në tremujorin e dytë pas një rënieje prej 2.1% në tre muajt e parë të vitit, por arriti të kishte vetëm një rritje prej 1.5%.

Sidoqoftë, Italia dhe Spanja, ekonomia e tretë dhe e katërt më e madhe në zonën e monedhës uro  pësuan një zhvillim ekonomik shumë më të shpejtë sesa kishin parashikuar ekonomistët. Spanja njohu një rritje rekord prej 2.8%, ndërsa Italia ishte një surprizë pasi pas recesionit të thellë ekonomik që shkaktoi koronavirusi vendi njohu një rritje ekonomike prej 2.7%. Shpenzimet konsumatore u ringjallën sërish duke  tejkaluar në këtë mënyrë pritshmëritë e analistëve. Nga katër ekonomitë më të mëdha të Eurozonës e vetmja e cila pati rritjen më të ulët ekonomike ishte Franca.

Megjithatë, përhapja e variantit më ngjitës të Deltës ka çuar në parashikime të zymta se mund të ngadalësojë, megjithëse jo të ndalojë, rritjen ekonomike në Bashkimin Evropian.

Klan News