01.07.2021 - 10:18
Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi dhe miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 5-9 korrik 2021. Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Konferenca shqyrtoi dhe miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 5-9 korrik 2021. Konferenca vendosi zhvillimin e seancës së fundit plenare të legjislaturës më 7 korrik 2021.