MENU
klinika

Tokyo 2020

Jo vetëm pandemia, Olimpiada rrezikon edhe nga tajfuni

26.07.2021 - 22:26

Tokyo dhe Lojërat Olimpike nuk po gjejnë qetësi. Pas pandemisë, tani është stuhia tropikale. Kjo Olimpiadë po hyn në histori si më e trazuarat ndonjëherë.

Dhe për të përforcuar këtë, vjen tajfuni, me erëra që pritet të arrijnë deri në 120 km në orë, të kombinuara me shira të mëdha (deri në 15 centimetra në skenarin më të keq). Reshjet e para të dendura priten sonte.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka bërë të ditur se është i gatshëm të rregullojë ndryshime të mëtejshme të programit nëse është e nevojshme, duke monitoruar vazhdimisht situatën në bashkëpunim me autoritetet japoneze.

Tajfunët janë të zakonshëm dhe japonezët janë mësuar të merren me fenomene të këtij lloji. Problemi kryesor është logjistika: makina olimpike është një mekanizëm gjigant që sjell mijëra njerëz në ditë për të lëvizur nga një pjesë e qytetit në një tjetër, me atletë, media dhe vullnetarë në rrugë. Dhe tajfuni ndikon shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN