MENU
klinika

"Ju starat e Shqipërisë e keni bezdi"

Këngët në dialektin e Kosovës, Elvana ka një përgjigje për kritikët

28.07.2021 - 11:05

Elvana Gjata ka reaguar ndaj një ndjekësi që e ka kritikuar për përdorimin e dialektit geg. Këngëtarja publikoi së fundmi disa foto të shkëputur nga projekti më i fundit muzikor, “Papa”, që e solli në bashkëpunim me artisten me famë botërore, Inna.

Mesa duket ky koment i është dukur i pavend, që ka vendosur të replikojë. “A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës. Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”, ka shkruar ndjekësi.

Ndërkohë që Elvana i është përgjigjur: “Ndaje mendjen ku e ke hallin…me shqipen a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën…dmth me shqipen prapë”.

/abcnews.al