MENU
klinika

Zbulon gjininë dhe emrin e bebit

Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të parë

02.07.2021 - 10:40

Këngëtari i njohur i muzikës latine, J Balvin është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë partnerja e artistit, Valentina Ferrer, e cila publikoi në Instagram një foto të këmbës së vogëlushit të porsalindur.

“4 ditë me dashurinë më të mirë”, ka shkruar J Balvin përkrah fotos.

Sipas një burimi, dyshja e kanë pagëzuar djalin me emrin Rio dhe këtë gjë e konfirmoi edhe këngëtari përmes një postimi në “Twitter”. Në 27 qershor, J Balvin shkroi: “I dashur Rio”. Gjithashtu miku i tij, Zion, komentoi në postimin e Valentina-s: “Përshëndeteni Rio-n nga ana e xhaxhit Z”.