MENU
klinika

Firmosja e kontratës

Kim: Pse marrëveshja për HEC-in e Skavicës është e rëndësishme për dy vendet

07.07.2021 - 22:10

Të martën, korporata amerikane Betchel firmosi me qeverinë shqiptare kontratën për hidrocentralin e Skavicës.

Mbrëmjen e së mërkurës ka ardhur edhe reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim. Në një postim në Tëitter, diplomatja amerikane shpjegon se përse kjo marrëveshje ka një rëndësi shumë të madhe.

Sipas Kim, Skavica shënon një përparim të ri në bërjen e biznesit mes Shqipërisë dhe SHBA, do të rrisë furnizimin me energji për ekonominë e vendit dhe do ta pozicionojë Shqipërinë si një vend eksportues i energjisë elektrike.