MENU
klinika

Covid-19

Kontakt me të infektuarin, Boris Johnson merr vendimin e menjëhershëm

18.07.2021 - 15:33

Kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe ministri i tij i Financave, Rishi Sunak, do të vetizolohen për të paktën dhjetë ditë, pas njoftimit se ata kanë pasur kontakt me një person të infektuar me koronavirus.

Më herët, zyra e Johnsonit tha se ai dhe Sunak do të merrnin pjesë një pilot-programin e qeverisë, që do t’u lejonte atyre që të punonin nga zyrat e tyre, kur personat e tjerë të përfundonin orarin e punës. Megjithatë, Johnson e ndryshoi këtë vendim vetëm tri orë më vonë, për shkak të kritikave të shumta.

Zyra e Johnsonit tha më 18 korrik njoftoi se kryeministri dhe ministri i Financave kishin qenë në kontakt me një person të infektuar, por nuk zbuluan identitetin e këtij personi. Megjithatë, një ditë më herët, ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid njoftoi se është infektuar me COVID-19.

The Sunday Times më herët ka raportuar se Johnsoni ka pasur një takim të gjatë me Javidin më 16 korrik.
Johnson do të izolohet në rezidencën e kryeministrisë në Chequers.

“Ai do të vazhdojë të mbajë takime nga larg”, tha një zëdhënës i Johnsonit, duke shtuar se ai nuk do të marrë pjesë në pilot-programin e qeverisë.

Edhe Sunak tha po ashtu se do të vetizolohet për të shmangur perceptimet se “rregullat nuk janë të njëjta për të gjithë”.

Qeveria britanike ka thënë se do të heqë pothuajse të gjitha masat kundër COVID-19 më 19 korrik, pavarësisht se infektimet kanë filluar të rriten së fundmi.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës