Kosova merr medaljen e parë të artë në “Tokyo 2020” dhe të dytën në historinë e Lojërave Olimpike. Xhudistja Distria Krasniqi, ka arritur të triumfojë në finale ndaj japonezes Funa Tonaki.
Krasniqi i fitoi të gjitha duelet. Në ndeshjen e parë Krasniqi mposhti brazilianen Gabriela Cibana. Në çerekfinale mundi Chen Hao Lin në kategorinë deri 48 kilogramë.
Në gjysmëfinale triumfoi ndaj mongolezes Urantsetseg Munkhbat ku mori medalje olimpike. Dhe në finale Krasniqi bëri krenare shqiptarët ku fitoi ndaj japonezes Funa Tonaki, duke marrë medaljen e artë.
MEDALJA E ARTËËËËËËËËË🥇🥇🥇🥇🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰
Kosova fiton Jemi medaljen e parë olimpike nga Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Distria Krasniqi i solli të artën vetes dhe gjithë vendit tonë, duke na bërë krenarë.
Xhudistja jonë mundi në finale japonezen, Funa Tonaki. #TeamKosova #Tokyo2020 pic.twitter.com/wCguddc0RS— NOC KOSOVO 🥇 (@NOCKOSOVO) July 24, 2021