MENU
klinika

Aksidenti në Kroaci

Kosovë, pritet sot arritja e trupave të viktimave

28.07.2021 - 10:24

Trupat e 10 viktimave të cilët humbën jetën në aksidentin e së dielës në Kroaci, kthehen ditën e sotme në Kosovë.

Mediat vendase bëjnë të ditur se transporti i viktimave të aksidentit po bëhet përmes Malit të Zi dhe jo Serbisë, pasi kjo e fundit nuk e njeh dokumentacionin për këtë rast.

Autobusi me targa të Kosovës po transportonte 67 pasagjerë I cili po udhëtonte nga nga Frankfurti për në Prishtinë doli nga rruga në qytetin Sllavonski Brod.

Shoferi  është ndaluar nga autoritetet kroate në vendin e ngjarjes, ndërsa të martën atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërkohë që ditën e djeshme, në Kosovë arritën 21 të mbijetuar të aksidentit. Ata u pritën në aeroportin e Prishtinës nga liderët e Kosovës ndërsa më pas u shoqëruan nga familjarët e tyre.

Në spitalin e Sllavonski Brodit vazhdojnë trajtimin edhe 15 pasagjerë të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Nga pasagjerët e liruar nga spitali, katër prej tyre kanë zgjedhur të shkojnë në Gjermani.