Veljko Belivuk, i dyshuar si kreu i një grupi kriminal, mohoi se ai vrasës pro foli për marrëdhënien e tij të pretenduar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe për njerëz nga partia e tij. Siç tha ai, Vuçiç dhe bashkëpunëtorët e tij i kërkuan më shumë shërbime – duke filluar nga kërkesa për të kontrolluar që tribunët e Partizanit të mos brohorisnin kundër presidentit; për të frikësuar ata që organizonin protesta kundër qeverisë; për të siguruar paqen në “Paradën e Krenarisë”, etj.
Në fillim të gushtit, Prokuroria e Krimit të Organizuar pritet të paraqesë një padi kundër Veljko Belivuk gjithashtu i njohur si Velja Nevolja, udhëheqësi i grupit kriminel huligan “Principi”, pasi akuzohet për 5 vrasje; një pengmarrje dhe trafik droge. Klani i Belivukut konsiderohet si një nga më brutalët në rajon.
Por gjithashtu është përfolur se gjithë kohën kanë pasur kontakte të forta me shtetin, më konkrektisht me presidentin e vendit.
“Vendosa të them gjithçka për marrëdhëniet e mia me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç; Ministrin e Brendshëm, Aleksançar Vulin, vëllain e Vuçiç, miqtë, kumbarët dhe të gjithë politikanët e tjerë që na kërkuan shërbime, dhe tani ata bëjnë sikur nuk dinë dhe duan na lajnë duart nga ne,“- tha Belivuk.
Ai tha se mbajti kontakte me Presidentin Vuçiç kryesisht përmes huliganit Aleksandar Vidojević, i njohur më mirë si Aca Rošavi, i cili është mik i djalit të presidentit. Ai gjithashtu kërcënoi se do të tregonte më shumë detaje në të ardhmen “nëse disa njerëz nuk vijnë në vete”./ Marrë nga krik.rs