MENU
klinika

Mimikat e tij tani i njohim të gjithë...

Kush është djali që u bë po aq i famshëm sa Chiara Ferragni!

16.07.2021 - 09:50

Ju ndoshta nuk i dini emrin, por nuk ka mundësi të mos e keni parë fytyrën e tij të paktën njëherë në Instagram ose TikTok. Khaby Lame është djali që filmon reagimet e tij ndaj videove të tjera, duke mos thënë asnjë fjalë të vetme.

Brenda pak muajsh ai është bërë një nga njerëzit më të njohur në internet dhe sot, ka më shumë ndjekës se Chiara Ferragni, blogerja më e famshme në botë.

Kush është djali që u bë po aq i famshëm sa Chiara

Khaby Lame lindi në 9 mars 2000, në Senegal. Kur ishte një vjeç, familja e tij u transferua në Itali, në qytetin Chivasso, ku iu dha strehim social. Në shkollë, Khaby ishte i etur për futboll dhe basketboll. Pas diplomimit, ai filloi të punonte si operator i makinerive CNC për një kompani që prodhonte pajisje dixhitale. Në përgjithësi, ai po jetonte një jetë mjaft të zakonshme deri në momentin që u pushua nga puna në mars të vitit 2020.

Në vend që të kërkonte një punë tjetër, siç i sugjeroi dhe babai, ai u kthye në banesën e prindërve të tij dhe vendosi të bënte video për TikTok. Fillimisht, videot e tij s’kishin ndonjë gjë të veçantë dhe filluan të xhiroheshin në një dhomë të zakonshme gjumi, që ai e ndan me vëllain e tij më të madh. Dhoma është e zbukuruar me flamurin kombëtar të Senegalit dhe shallin e klubit të tij të futbollit të preferuar, Juventus F.C.

Profili i tij TikTok vazhdonte të rritej dhe ai tashmë kishte rreth 2 milionë ndjekës. Por gjithçka ndryshoi në prill të vitit 2021, kur Khaby nisi të filmonte reagimet e tij ndaj videove që supozohej se ishin “truke për të lehtësuar jetën”. Në fund të atij muaji, ai kishte plot 84.4 milionë ndjekës.

Thjesht për ide: Kylie Jenner ka 33.4 milionë, Will Smith 57.8 milionë dhe The Rock 37 milionë. Khaby Lame tashmë zë vendin e dytë pas Charli D’Amelios që ka 119.4 milionë ndjekës. Ndërkohë, Lame ka po kaq shumë aktivitet edhe në Instagram me rreth 28 milionë ndjekës.

Kush është djali që u bë po aq i famshëm sa Chiara

21-vjeçari fitoi famë (dhe shumë para) nga shtëpia e tij, pa thënë asnjë fjalë dhe duke përdorur veç një smartphone dhe mjete të improvizuara. Mungesa e fjalës dhe përqendrimi në shprehitë e fytyrës u bënë pika kyçe të suksesit të tij.

Përveç pagesës që TikTok ofron për content creators, Khaby është shumë i kërkuar edhe nga kompani të ndryshme për kontrata marketingu. Edhe pse njihet si “TikToker italian”, Lame në fakt nuk ka nënshtetësi italiane, por ai thotë se “kjo nuk i ka sjellë ndonjëherë probleme”. Kjo, derisa i duhej të shkonte në SHBA dhe zbuloi se pasaporta e Senegalit e ndërlikon procesin e marrjes së një vize vizitori. Pasi gjithçka të përfundojë me dokumentet, ai planifikon të shkojë në SHBA, ku po e presin “mundësi të mëdha”.

Khaby nuk pëlqen të flasë për detaje të jetës së tij personale, por interneti deri tai njeh të dashurën e tij, Zaira Nuçi.

Sipas LadBible, Khaby Lame ka një pasuri prej $1-$2 milionë.

Burimi: Bright Side, Lad Bible