MENU
klinika

U shty disa herë që të fitonte kompania e biznesmenit Ismail Kadiu

Ky është tenderi 2.8 miliardë lekë për uniformat e Policisë

10.07.2021 - 10:13

Prokuroria Speciale SPAK ka arrestuar 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për tenderin e uniformave të Policisë së Shetit, i nisur dy vite më parë kur ky dikaster drejtohej nga Sandër Lleshaj. Newsbomb.al mëson se është pikërisht tenderi prej 2.8 miliardë lekë të reja që ka vënë në lëvizje SPAK.

Tenderi i hapur “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, me fond limit: 2.800.347.570 lekë pa TVSH (3,360,417,084 lekë TVSH), u zhvillua më datë 11.05.2020.

Tenderi u hap më datë 26 korrik të vitit 2019 dhe u mbyll më 11 maj 2020. Ministria e Brendshme, më datë 14.07.2020, ka shpallur fituesin e këtij tenderi; kompaninë shqiptare “D&E” SHPK, që ofroi 500 milionë lekë më shumë nga vlera që ofroi kompania turke “Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”.

Ky tender u shty disa herë brenda një që të gjitha kompanitë pjesëmarrëse të skualifikoheshin derisa atë ta fitonte kompania “D&E” me pronar biznesmenin Ismail Kadiu, shkruan newsbomb.al.

Skema e përdorur për t’i dhënë tenderin komapnisë “D&E”

Në garë për këtë tender kanë hyrë 3 operatorë, dy prej të cilëve janë skualifikuar për mosplotësim kriteresh teknike, duke lënë kështu në garë vetëm fituesin. Por nga dokumentet rezulton se kompania fituese ka pasur vetë mangësi në plotësimin e kritereve, pasi në nisjen e procedurës nuk zotëronte një sistem elektronik shpërndarjeje.

Kushti i TENDERIT: “Operatori që do furnizojë Policinë e Shtetit me uniforma duhet të ketë si pjesë të punës së tij dhe një sistem elektronik për t’u përdorur nga Policia e Shtetit dhe vete operatori”.

Ndërkohë që, kompania e biznesmenit Ismail Kadiu në objekt të aktivitetit të saj kishte “Gërmime dheu”.

Kjo kontratë është hapur më 26 korrik 2019 dhe ishte parashikuar të mbyllej në 19 gusht të po të njëjtit vit. Por për rezulton të jetë shtyrë disa herë. Dhe këto shtyrje kanë ardhur pikërisht për të favorizuar kompaninë “D&E”, derisa në dhjetor 2019, ajo shtoi si objekt të aktivitetit të saj dhe “Prodhime aplikacione softëare dhe sistemesh për menaxhimin e shpërndarjes së uniformave dhe mallrave.”

Pas finalizimit të tenderit, rezulton se operatorët e skualifikuar padrejtësisht nga gara janë ankuar. Me këtë fond do të sigurohen 8 tipe të uniformave, 4 forma të gradave, stema dhe këpucë të posaçme.